Në përpjekje për një ushqyerje më të shëndetshme, shumë individë po zgjedhin alternativa natyrale ndaj sheqerit, si sheqeri kafte, sirupi i agaves dhe mjalti. Sidoqoftë, sipas ekspertëve, këto alternativa nuk ofrojnë përfitime domethënëse krahasuar me sheqerin e zakonshëm. Profesor Danijel Vefers shpjegon se shumë nga këto zëvendësime janë thjesht variacione kimike të sheqerit dhe nuk sjellin dobi të veçanta për shëndetin. Po ashtu, mjalti përmban rreth 70% sheqer, dhe megjithëse ofron disa vitamina dhe enzima, përfitimet e tij reduktohen ndjeshëm kur ai nxehet.
Përveç sheqerit edhe drithërat janë pjesë e debateve mbi ushqyerjen e shëndetshme. Vefers dhe sociologia Pamela Kershke-Riç nënvizojnë rëndësinë e informimit të konsumatorëve për të shmangur keqkuptimet mbi ushqimin, duke theksuar se natyrale nuk do të thotë automatikisht më e shëndetshme.