Ministria e Bujqësisë në Shtetet e Bashkuara po teston metoda të pazakonta për të mbrojtur bagëtinë nga sulmet e ujqërve. Njëra prej tyre përfshin përdorimin e audios nga skena e debatit të aktorëve Scarlett Johansson dhe Adam Driver në filmin e nominuar për Oscar “Marriage Story” (2019).
Sipas Wall Street Journal, skena e zhurmshme, së bashku me muzikë të lartë si “Thunderstruck” nga AC/DC, po transmetohet në fusha përmes dronëve, me synimin që ujqërit të lidhin praninë e njerëzve me rrezik.
Rezultatet deri tani duken pozitive: pas fillimit të kësaj metode, numri i bagëtive të vrara ra ndjeshëm.
“Ujqërit duhet të kuptojnë: ‘Njerëzit janë të rrezikshëm’,” tha një zyrtar lokal i Ministrisë së Bujqësisë.