Zendaya tërhoqi gjithë vëmendjen në ceremoninë Emmy 2026, duke u paraqitur me flokë të shkurtër në stilin “pixie” dhe një fustan të tejdukshëm ngjyrë argjendi, të mbuluar me mijëra rruaza vezulluese. Fustani i krijuar posaçërisht nga Prada kishte një dekolte të thellë dhe detaje prej tyli.
Pamja u realizua nga bashkëpunëtori i saj i kahershëm, Law Roach, i cili tregoi se modeli i ri i flokëve ishte frymëzuar nga Halle Berry. Aktorja e kompletoi paraqitjen me një orë të mbuluar me diamante dhe vathë të mëdhenj të zbukuruar me perla.
Kjo mbrëmje shënoi nominimin e fundit të Zendayas për serialin “Euphoria”, ku konkurronte për çmimin e aktores më të mirë në një serial dramatik. Bashkëshorti i saj, Tom Holland, nuk e shoqëroi në tapetin e kuq, por mori pjesë në ceremoni i veshur me një kostum Dior.


