Zendaya rrëmbeu gjithë vëmendjen në premierën e filmit “The Odyssey” në New York, ku u shfaq me një veshje spektakolare të frymëzuar nga roli i saj si perëndesha Athena. Aktorja veshi një fustan të bardhë pa rripa nga marka franceze Matières Fécales, i kompletuar me krahë të mëdhenj dekorativë që i dhanë pamjen e një engjëlli.
Pamja u plotësua me një bishtalec të gjatë, grim natyral dhe bizhuteri Chopard, ndërsa stilimi u realizua nga bashkëpunëtori i saj i përhershëm, Law Roach. Sipas tij, kjo veshje ishte rezervuar për Zendaya prej më shumë se dy vitesh.
Në tapetin e kuq, Zendaya u bashkua me bashkëshortin dhe kolegun e saj në film, Tom Holland, si edhe me aktorë të tjerë të kastit si Matt Damon, Anne Hathaway, Charlize Theron dhe Lupita Nyong’o. Fansat në rrjetet sociale e cilësuan paraqitjen e saj si një nga momentet më mbresëlënëse të turneut promovues të filmit.


