Është bërë publik shkaku i vdekjes së aktorit të njohur Sam Neill, i cili u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare. Sipas përfaqësuesit të tij, ylli i filmit Jurassic Park humbi jetën si pasojë e pneumonisë, ndërsa ishte i lirë nga kanceri në momentin e vdekjes.
Përfaqësuesi i aktorit sqaroi se familja vendosi të bënte publik shkakun e vdekjes për të ndalur spekulimet që qarkulluan pas ndarjes së tij nga jeta. Ai theksoi se Neill kishte mposhtur një formë të rrallë të limfomës falë terapisë inovative CAR-T dhe disa muaj më parë kishte njoftuar se nuk kishte më shenja të sëmundjes.
Pavarësisht betejës me kancerin, aktori vazhdoi të punonte deri në fund, duke përfunduar katër projekte filmike që pritet të publikohen pas vdekjes së tij. Familja e tij bëri të ditur se vdekja ishte e papritur dhe se Neill u nda nga jeta i rrethuar nga njerëzit më të afërt.
Sam Neill do të kujtohet si një nga aktorët më të dashur të kinemasë, me role ikonike në Jurassic Park, The Piano, The Hunt for Red October dhe dhjetëra filma të tjerë që shënuan karrierën e tij të gjatë.


