Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të njohur

    Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të njohur

    Showbiz January 8, 20262 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shkaku i vdekjes së aktorit amerikan, James Ransone, është konfirmuar disa ditë pas ndarjes së tij nga jeta në moshën 46-vjeçare. Sipas një certifikate vdekjeje të 29 dhjetorit, të siguruar nga media PEOPLE më 7 janar, Ransone ka ndërruar jetë si pasojë e vetëvrasjes. Aktori u gjet i pajetë më 19 dhjetor në Los Anxhelos, ndërsa Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut të Los Angelesit e kishte cilësuar më herët vdekjen si vetëvrasje të dyshuar.

    Dy ditë pas vdekjes së tij, bashkëshortja e aktorit, Jamie Ransone, ndau një postim prekës në Instagram, ku i shprehte dashurinë e përjetshme bashkëshortit të saj. “Të kam thënë që të kam dashur një mijë herë dhe e di që do të të dua sërish. Faleminderit për dhuratën më të madhe, ty, Jack-un dhe Violet-in. Ne jemi përgjithmonë”, shkroi ajo, duke iu referuar edhe dy fëmijëve të çiftit.

    Pas vdekjes së aktorit, u hap edhe një faqe GoFundMe për të ndihmuar familjen me shpenzimet, ku Ransone u përshkrua si “bashkëshort, baba dhe mik i dashur”, si dhe një prind i jashtëzakonshëm që e kishte familjen në qendër të jetës së tij.

    James Ransone lindi më 2 qershor 1979 në Baltimore. Ai ishte më së shumti i njohur për rolin e Ziggy Sobotka në serialin e famshëm The Wire, si dhe për interpretimin e versionit të rritur të Eddie Kaspbrak në It: Chapter Two. Karriera e tij përfshinte edhe filma si The Black Phone, Tangerine, si edhe role në seriale të njohura televizive.

    Pas lajmit të vdekjes, shumë kolegë dhe miq nga bota e filmit, përfshirë Channing Tatumin dhe Natasha Lyonnen, ndanë homazhe dhe mesazhe prekëse në kujtim të tij.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Erzana

    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024453 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024434 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023341 Views
    Our Picks

    Detoksifikimi digjital: pse dhe si ta praktikojmë

    January 14, 2026

    Rriten rastet e mashtrimeve përmes SMS-ve, bankat aktivizojnë kanale emergjente raportimi 24/7

    January 14, 2026

    “Shihemi edhe dy ditë”/ Çfarë po paralajmëron Dua Lipa?

    January 14, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2026 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version