Hetimi për vdekjen misterioze të aktorit fitues të Oscar-it, Gene Hackman, (95 vjeçar) dhe gruas së tij Betsy Arakawa, (63 vjeçe) po hyn në fazën e dytë.
Detaje të reja për shëndetin dhe ndryshimet në jetesë gjatë muajit të fundit të jetës së çiftit zbulojnë shumë aspekte të panjohura.
Edhe pse fillimisht dyshohej se shkaku i vdekjes së tyre mund të ishte helmimi nga monoksidi i karbonit, sherifi i Santa Fe njoftoi të premten se nuk ishte kështu.
Hackman dhe Arakawa, të cilët u gjetën në dhoma të veçanta të shtëpisë së tyre, nuk kishin shenja dhune. Është interesante se regjistrimi i fundit nga stimuluesi kardiak i Hackman daton më 17 shkurt, duke sugjeruar se ai kishte vdekur për të paktën shtatë ditë përpara se të gjendeshin eshtrat e tij.
Edhe pse teori të ndryshme janë shfaqur në publik, Sherifi i Qarkut Santa Fe, Adan Mendoza, përsëriti se ai nuk beson se ndonjë ‘lojë e keqe’ ishte shkaku i vdekjes së çiftit, i cili kaloi më shumë se 30 vjet së bashku në shtëpinë e tyre në Old Sunset Trail Road.
Megjithatë, gjetjet e fundit nga hetimi zbulojnë shumë detaje rreth zakoneve të jetesës dhe shëndetit të tyre, të cilat kohët e fundit janë ndikuar shumë nga mosha dhe gjendja fizike e Hackman.
Pretendimet për përkeqësimin e shëndetit të Gene Hackman kundërshtojnë atë që një nga vajzat e tij deklaroi pasi u gjet trupi i tij i pajetë.