Studimi i fundit nga Instituti i Teknologjisë së Kalifornisë ka zbuluar se truri njerëzor përpunon informacionet shumë ngadalë, vetëm rreth 10 bajt në sekondë, në kontrast të thellë me shpejtësinë e marrjes së informacioneve nga sistemi nervor periferik.
Ky kontrast sugjeron se truri selektivisht filtron informacionet, duke u fokusuar vetëm tek ato më të rëndësishmet. Ky zbulim, që tregon një kufizim në përpunimin simultan të shumë informacioneve, mund të ndikojë në zhvillimin e teknologjive të reja, duke përfshirë inteligjencën artificiale, për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet AI dhe përdoruesit njerëzor.