Aktori Christopher Lambert ka shqetësuar fansat pasi u rrëzua papritur gjatë pjesëmarrjes në Steel City Comic-Con, në zonën e Pittsburghut.
Aktori 69-vjeçar po nënshkruante autografe kur u ndje keq dhe u dërgua me ambulancë në spital. Organizatorët anuluan përkohësisht fotografimet e planifikuara me fansat.
Përfaqësuesi i Lambert tha se aktori është mirë dhe se gjendja e tij ishte shkaktuar nga mungesa e gjumit, ushqimi i pamjaftueshëm dhe rënia e nivelit të sheqerit në gjak.
Christopher Lambert njihet më së shumti për rolin e Connor MacLeod në filmin kult “Highlander”, si dhe për paraqitjen e tij në “Mortal Kombat”.


