New Yorku është mbushur me emra të njohur të botës së muzikës dhe kinemasë, të cilët janë parë në qytet përpara festimeve të shumëpritura të dasmës së Taylor Swift dhe Travis Kelce.
Mes të famshmëve të fotografuar janë Sabrina Carpenter, Dua Lipa, Camila Cabello dhe Anya Taylor-Joy. Sabrina Carpenter u pa duke darkuar në një restorant në West Village, ndërsa Dua Lipa tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj pas muajit të mjaltit me bashkëshortin Callum Turner.
Sipas raportimeve, festimet do të nisin me një darkë provash në mbrëmje, ku pritet të marrin pjesë rreth 100 të ftuar, ndërsa ceremonia dhe festa kryesore do të zhvillohen të nesërmen në një ambient luksoz në New York, me qindra të ftuar nga bota e muzikës, sportit dhe filmit.
Interesimi për dasmën e çiftit është i jashtëzakonshëm, ndërsa mediat amerikane vazhdojnë të raportojnë për mbërritjen e yjeve të tjerë që do të jenë pjesë e një prej ngjarjeve më tëkomentuara të vitit në botën e showbiz-it.


