Sot, këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj feston një ditë të veçantë, pasi djali i saj, Amen, bën gjashtë muaj.
Për të shënuar këtë moment emocionues, Xhensila ka ndarë një video të veçantë me ndjekësit e saj, shoqëruar nga një dedikim prekës për djaloshin e saj: “6 muaj jetë me ty, fuqia, paqja, ajri i shpirtit tim. Më transformove si asnjëherë më parë, i bekuari Amen. Shpëtimtari im.”
Në kohën e lindjes së Amen, u bë publike edhe ndarja e Xhensilës me partnerin e saj, komedianin Bes Kallaku, vetëm dy muaj pas ardhjes së tij në jetë.