Më 15 gusht, Princ William dhe Princesha Kate ndërprenë pushimet e verës për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Azi-Paqësor (VJ Day), duke përkujtuar sakrificat e gjeneratës së kohës së luftës. Në një mesazh publik, ata shprehën mirënjohje të përjetshme për trupat britanike dhe të Commonwealth-it që shërbyen në atë front, duke theksuar guximin dhe qëndrueshmërinë e tyre.
Po ashtu, Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla udhëhoqën ceremoninë zyrtare të kujtimit në Angli, ku Charles mbajti një fjalim prekës për veteranët dhe familjet e tyre, duke kujtuar fjalët e gjyshit të tij, Mbretit George VI, më 1945. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së vlerave për të cilat u sakrifikua dhe kujtoi edhe viktimat e Hiroshimës e Nagasakit, me shpresën që bota të mos përjetojë më kurrë një tragjedi të tillë.