Princi William dhe Princesha Kate kanë publikuar një përmbledhje të veçantë të verës së tyre, duke ndarë fotografi dhe video të rralla me tre fëmijët, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis. Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, çifti mbretëror falënderoi të gjithë ata që i bënë muajt e fundit “kaq të veçantë”, ndërsa përfshinë si momente familjare, ashtu edhe angazhime zyrtare e bamirëse.
Mes imazheve spikat një fotografi e familjes së shtrirë në bar së bashku me qentë e tyre, si edhe pamje nga Wimbledon, Royal Ascot dhe aktivitetet e Kate pas rikthimit të saj në detyrat publike. Postimi u prit me entuziazëm nga fansat e familjes mbretërore, pasi ofroi një vështrim të rrallë në jetën e tyre private.


