Will Smith dhe Martin Lawrence, do të rikthehen në rolet e tyre të ikonshme në filmat e serisë “Bad Boys” me filmin e katërt.
Kjo ndodh pas suksesit të dy pjesëve të mëparshme të filmit. Në këtë rrugëtim të ri, ata do të shoqërohen nga disa fytyra të njohura të kinemasë si Vanessa Hudgens, Alexander Ludëing, Paola Nunez dhe DJ Khaled.
Kjo vjen pas një njoftimi nga Will Smith në Instagram, ku ai tha se xhirimet po ecin përpara në qytetin e Miamit dhe se filmi pritet të dalë më 14 qershor 2024.