Meta po teston një risi të re për WhatsApp: fotot e kopertinës (cover photos) për profilet personale, të ngjashme me ato në Facebook. Funksioni është vërejtur në versionet beta të WhatsApp për iOS dhe pritet të vijë edhe në Android, siç ndodh zakonisht me risitë e reja.
Kur të aktivizohet, fotoja e kopertinës do të shfaqet si një baner në krye të profilit, mbi foton rrethore ekzistuese, duke i dhënë profilit më shumë hapësirë për shprehje personale. Ky format është i ngjashëm me atë që WhatsApp tashmë ofron për profilet e bizneseve.
Aktualisht, funksioni është ende në zhvillim dhe Meta nuk ka njoftuar një datë zyrtare për lansim. Si shumë veçori beta, ai mund të pësojë ndryshime ose të shtyhet para se të bëhet i disponueshëm globalisht.


