Sezoni i dytë i serialit të famshëm “Wednesday” është rikthyer në Netflix me më shumë mister, personazhe të rinj dhe një atmosferë edhe më gotike. Seriali është ndarë në dy pjesë me nga katër episode secila: pjesa e parë është publikuar më 6 gusht 2025, ndërsa pjesa e dytë pritet më 3 shtator 2025.
Jenna Ortega rikthehet si Wednesday Addams, përkrah yjeve si Emma Myers, Catherine Zeta-Jones, dhe Luis Guzmán. Befasia më e madhe këtë sezon është përfshirja e Lady Gaga-s në rolin e një mësueseje misterioze.
Ngjarjet zhvillohen sërish në Nevermore Academy, por këtë herë me një ton më të errët dhe një thellim në botën psikike të Wednesday. Sezoni sjell më shumë thriller dhe duke e bërë edhe më tërheqës për publikun.