Netflix ka publikuar trailerin e parë për sezonin e dytë të serialit Wednesday, me Jenna Ortega në rolin kryesor. Sezoni do të ndahet në dy pjesë: 6 gusht dhe 3 shtator.
Në këtë sezon, Wednesday përballet me fuqitë e saj mbinatyrshme dhe zbardh një mister që përfshin familjen e saj, ndërsa kthehet në Akademinë Nevermore.
Kastit i bashkohen emra të rinj si Steve Buscemi dhe Lady Gaga, ndërsa Tim Burton rikthehet si regjisor.