Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, feston ditëlindjen e saj të 42-të.
Një lidere e respektuar dhe një figurë frymëzuese për shumë njerëz, Presidentja Osmani ka marrë urime të shumta nga familja, miqtë, kolegët dhe qytetarët e ndryshëm për këtë ditë të veçantë.
Bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, ka ndarë një moment të ngrohtë familjar në Facebook, duke publikuar një fotografi ku shfaqet Presidentja Osmani me dy vajzat e tyre të vogla, teksa fryn qirinjtë e tortës së ditëlindjes.
Sadriu ka shprehur ndjenjat e tij përmes një mesazhi prekës: “Gëzuar ditëlindjen shtylla jonë e familjes! Ti që e mbush jetën tonë çdo ditë me gëzim dhe dashuri të pafund. Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë. Të duam shumë.”