Nxënësit e klasës së katërt të SH.F.M.U “Ismail Qemali” në Prishtinë kishin një mundësi të jashtëzakonshme për Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Bashkë me mësueset e tyre, ata u ftuan të vizitonin selinë e presidencës dhe të takonin presidenten Vjosa Osmani.
Në këtë vizitë të veçantë, shoqëruar edhe nga autorja dhe moderatorja e programit për fëmijë “Klubi i Fëmijëve”, Amira Çitaku, realizoi një intervistë me presidenten Vjosa Osmani.
Nxënësit patën mundësinë e rrallë të bisedonin me presidenten dhe të kuptonin më shumë për detyrën dhe rolin e presidentes në Kosovë.
Amira dëshiron të shpreh një falënderim të thellë për mësuesen e saj (Mirishahe Osmani Sadiku), për mbështetjen në realizimin e intervistës me presidenten Vjosa Osmani.
Programin mund ta dëgjoni në linkun në vazhdim.