Anna Wintour thuhet se ka fjalën e fundit për listën e të ftuarve në Met Gala, ndërsa gjatë viteve disa emra të njohur kanë përfunduar në “listën e zezë” të eventit më glamuroz të modës. Një nga emrat më të përfolur është Donald Trump, të cilin Wintour deklaroi publikisht se nuk do ta ftonte më pas ardhjes së tij në pushtet.
Në mesin e personave të padëshiruar përmendet edhe Tim Gunn, pas konfliktit të tij me Anna Wintour. Ndërkohë, disa yje kanë zgjedhur vetë të mos rikthehen më në Met Gala. Amy Schumer tha se eventi nuk ishte “për të”, ndërsa Zayn Malik pranoi se do të preferonte të rrinte në shtëpi. Edhe Lili Reinhart la të kuptohej se nuk është më e mirëpritur pasi komentoi veshjen e Kim Kardashian të frymëzuar nga Marilyn Monroe.


