Warner Bros. Pictures ka publikuar trailerin e parë për thrillerin biografik kriminalistik The Alto Knights, i cili do të shfaqet në kinematë më 21 mars të këtij viti.
Fituesi i Oscar-it, Robert De Niro, i njohur për rolet e tij në filmat kriminalistikë The Godfather Part II dhe Goodfellas, interpreton dy personazhe në këtë film – ai luan Vito Genovese dhe Frank Costello, dy bosët e famshëm të mafies nga familja kriminale Genovese e Nju Jorkut.
Ngjarja e filmit zhvillohet në vitet 1950 dhe ndjek jetët e dy mafiozëve dhe konfliktin mes tyre, i cili përfundon me një tentativë për atentat ndaj Costello-s.
Filmi është drejtuar nga Barry Levinson, regjisori i njohur dhe fitues i Oscar-it për filmat Rain Man dhe Bugsy. Skenari është shkruar nga Nicholas Pileggi, i njohur për sukseset e tij me filmat Goodfellas, American Gangster dhe The Irishman.