Victoria Beckham është shfaqur sërish pas mikrofonit, këtë herë në studio me djalin e saj, Cruz. Ish-anëtarja e Spice Girls ka regjistruar vokale, ndërsa Cruz publikoi në Instagram një fotografi të saj me mesazhin: “Po, e rikthyem Posh në studio”. Postimi nxiti menjëherë kureshtjen për një rikthim të mundshëm në muzikë, por ende nuk është konfirmuar nëse zëri i saj do të jetë pjesë e ndonjë kënge të re të të birit.
Ndërkohë, Cruz po zhvillon karrierën e tij muzikore me grupin The Breakers. Në gusht publikoi EP-në “Wear and Tear” dhe ka performuar në festivalet Reading, Leeds dhe Lollapalooza. Në nëntor, grupi i tij do t’i bashkohet turneut të The Reytons, këngëtari i të cilëve, Jonny Yerrell, ka vlerësuar talentin e Cruz dhe ka theksuar se ai meriton të njihet për muzikën e tij, përtej mbiemrit të famshëm.


