Ceremonia e çmimeve Grammy është e njohur për modën ekstravagante, por këtë vit, në një natë të dedikuar për nderimin e shërbimeve të urgjencës dhe viktimave të zjarreve të fundit në Los Anxhelos, shumë të ftuar zgjodhën një stil më të përmbajtur.
Në arenën Crypto.com, dominonte trendi i veshjeve të zeza, të cilin e përqafuan yje si Miley Cyrus me një fustan lëkure të hapur të Saint Laurent dhe Olivia Rodrigo me një model elegant Versace.
Lady Gaga u shfaq me një stil dramatik, e veshur me një fustan klasik të Vivienne Westwood, ndërsa Billie Eilish adoptoi një qasje më të rehatshme, duke kombinuar një kostum Prada me një kapelë detare.
Për të shprehur solidaritet me qytetin pritës, shumë të pranishëm mbanin stema blu në formë zemre.
Ndër veshjet më të komentuara ishte Sabrina Carpenter, e cila shkëlqeu me një fustan të JW Anderson, ndërsa Cardi B mahniti me një krijim nga Roberto Cavalli Couture, i zbukuruar me perla dhe shkëlqim të pasur.
Në galerinë e mëposhtme mund të shihni paraqitjet më të spikatura të yjeve në tapetin e kuq të çmimeve Grammy.