Përdorimi i ilaçit Vegovi nga adoleshentët amerikanë obezë është rritur ndjeshëm, me një shtim prej 50% gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave shëndetësore. Ilaçi u miratua në vitin 2023 për përdorim nga mosha 12 vjeç.
Edhe pse përdorimi është ende i kufizuar, mjekët theksojnë se Vegovi ndihmon kur ndryshimi i stilit të jetesës nuk mjafton. Ndërkohë, ilaçe si Ozempic dhe Zepbound nuk janë të miratuara për adoleshentë.
Rreth 23% e të rinjve në SHBA vuajnë nga obeziteti, duke rritur rrezikun për sëmundje si diabeti dhe problemet e zemrës.