Presley Gerber, djali i supermodeles Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber, ka vdekur në moshën 27-vjeçare.
Sipas raportimeve, Presley ndërroi jetë në një qendër rehabilitimi. Familja ka kërkuar privatësi në këtë periudhë tepër të dhimbshme.
Presley kishte punuar si model që në moshën 15-vjeçare dhe ishte vëllai i madh i modeles dhe aktores Kaia Gerber. Ai kishte folur publikisht për përballjen e tij me problemet e shëndetit mendor dhe varësinë.


