Gjykatësi amerikan Frank Caprio, i njohur si “gjykatësi më i dashur në botë”, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin në pankreas. Lajmin e hidhur e bëri publik i biri i tij përmes një videoje në llogarinë zyrtare në Instagram, ku Caprio kishte mbi 3.4 milionë ndjekës.
Caprio fitoi zemrat e publikut me emisionin televiziv “Caught in Providence”, ku tregonte dhembshuri e mirëkuptim për njerëzit që përballeshin me gjoba për shkelje të vogla të trafikut. Me qasjen e tij humane në sallën e gjyqit, ai u shndërrua në një ikonë të drejtësisë me fytyrë njerëzore, duke fituar miliona ndjekës e duke u përkujtuar si simbol i empatisë dhe mirësisë.