Tallulah Willis, vajza më e vogël e aktorëve të njohur Bruce Willis dhe Demi Moore, është martuar me muzikantin Justin Acee.
Çifti kurorëzoi dashurinë më 8 gusht, gjatë një ceremonie në Sun Valley të shtetit Idaho. Tallulah, 32 vjeçe, kishte zgjedhur një fustan nusërie të krijuar posaçërisht nga Balenciaga dhe drejtori kreativ Pierpaolo Piccioli.
Tallulah dhe Justin, i cili performon me emrin artistik NIGHTIES, nisën lidhjen në vitin 2023 dhe shpallën fejesën në dhjetor të vitit 2024. Lajmi i fejesës ishte pritur me shumë gëzim nga Demi Moore dhe motrat e Tallulah, Rumer dhe Scout Willis.
Martesa shënon një kapitull të ri për çiftin, i cili gjatë viteve të fundit ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta nga lidhja e tyre.


