Fryrja e barkut ndodh shpesh kur në stomak mblidhen gazra, dhe shumë herë shkaktohet nga ushqimet që hamë çdo ditë. Pasuli, thjerrëzat, brokoli, karfioli, lakra e Brukselit dhe produktet me laktozë janë ushqime që treten vështirë dhe shkaktojnë fryrje. Edhe pijet e gazuara e përkeqësojnë këtë ndjesi për shkak të gazit që përmbajnë. Zëvendësimi i tyre me ushqime më të lehta, si kungujt, domatet, karotat, ose produktet pa laktozë, si dhe konsumimi i ujit, mund të ndihmojnë në një tretje më të rehatshme.
Add A Comment


