Të dashur dëgjues,
Me ardhjen e vitit të ri 2026, stafi i lRadio Vala Rinore ju uron nga zemra shëndet, gëzim dhe suksese të pafundme. Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe për çdo moment që keni zgjedhur të jeni me ne gjatë vitit që lamë pas.
Ju jeni frymëzimi ynë për të vazhduar me energji pozitive, programe cilësore dhe zërin e të rinjve që na bashkon çdo ditë në valët 94.7 FM.
Urojmë që 2026 të jetë vit i mundësive të reja, arritjeve personale dhe profesionit, si dhe momenteve të bukura me njerëzit tuaj të dashur.
Le ta ndërtojmë së bashku edhe këtë vit me ide të reja, kreativitet dhe inspirim.
Gëzuar Vitin e Ri 2026!
Radio Vala Rinore 94.7 FM


