Uma Thurman ka zbuluar se për të rolet nuk janë kurrë thjesht “të mirë” ose “të këqij”. Ajo thekson se përpiqet të kuptojë motivimin e secilit personazh dhe ta ndërtojë atë në mënyrë sa më reale dhe njerëzore.
Aktorja, e njohur për role ikonike si në “Kill Bill”, aktualisht shfaqet në filmin e ri “Pretty Lethal”, ku luan një personazh kompleks dhe misterioz. Regjisorët vlerësojnë aftësinë e saj për të kombinuar anën e errët me empatinë, duke e bërë një nga aktoret që mund të interpretojë role të forta dhe të shumëanshme.


