Hidratimi i duhur luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e tensionit të gjakut, shpjegon pulmologu Dr. Raj Dasgupta. Dehidratimi mund të çojë në rritje të tensionit, pasi redukton volumin e gjakut dhe përqendron nivelet e natriumit, duke shkaktuar ngushtimin e enëve të gjakut.
Pirja e 500 ml ujë mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut brenda 30 deri në 60 minuta, me efekt të dukshëm pas 15-20 minutash. Megjithatë, konsumimi i tepërt i ujit mund të shkaktojë hiponatremi (nivel të ulët të natriumit në gjak).
Për hidratim optimal, rekomandohet 2.7 litra ujë për gratë dhe 3.7 litra për burrat në ditë. Përveç ujit, edhe lëngjet e panxharit, domates, portokallit, shegës, boronicës, çaji i zi dhe jeshil si dhe qumështi mund të ndihmojnë në mbajtjen e një tensioni të ekuilibruar të gjakut.