Tyler Cameron ka treguar se emocionet e tradhtuan në momentin kur i propozoi për martesë partneres së tij, Tate Madden. Ylli i “The Bachelorette” kishte përgatitur një fjalim të veçantë, por sapo erdhi çasti për t’u gjunjëzuar, harroi gjithçka që dëshironte të thoshte. Fatmirësisht, ai e kishte shkruar fjalimin paraprakisht dhe ia lexoi të fejuarës më vonë.
Çifti e shpalli fejesën më 15 gusht, pas propozimit romantik në plazhin e ishullit Little Palm në Florida. Cameron dhe Madden u njohën në vitin 2022 gjatë realizimit të emisionit të tij për rinovimin e shtëpive, ndërsa lidhjen e bënë publike në vitin 2024. Tani ata kanë nisur përgatitjet për dasmën, megjithëse lista e të ftuarve dhe zgjedhja e dëshmitarit ende nuk janë përfunduar


