Kanye West tronditi publikun me deklaratat e tij për ish-bashkëshorten Kim Kardashian dhe familjen që ka krijuar me të.
Në një intervistë të publikuar më 30 mars në platformën X, reperi foli hapur për konfliktin e tij me yllin e realitetit, fëmijët e tyre – North (11), Saint (9), Chicago (7) dhe Psalm (5), dhe se si marrëdhënia e tyre nuk doli ashtu siç donte ai.
DJ Akademiks tha në një intervistë: “Kur flisni për Kim, njerëzit thonë: “Ti e zgjodhe atë. Është faji yt.” Kanye iu përgjigj kësaj pa hezitim: “Absolutisht, ishte gabimi im”.
Më pas erdhi një deklaratë edhe më e ashpër: “Nuk doja të kisha fëmijë me atë person pas dy muajve të parë të lidhjes”, tha West, duke shtuar: “Por ky nuk ishte plani i Zotit”.