Trejleri i dokumentarit të ri “Melania” ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale, sidomos për një moment që u bë menjëherë viral. Dokumentari ndjek Melania Trump në ditët para inaugurimit të vitit 2025, duke zbuluar pamje ekskluzive nga prapaskenat e tranzicionit drejt Shtëpisë së Bardhë.
Në një skenë Donald Trump e pyet në telefon “A e pe?”, ndërsa Melania përgjigjet thjesht “Jo… do ta shoh në lajme”, ka bërë xhiron e internetit dhe ka ndezur komente të shumta humoristike. Filmi, i cili premton materiale të papublikuara më parë dhe biseda private, pritet të shfaqet në kinematë botërore më 30 janar 2026.


