I njohur për interpretimin e personazheve të rrezikshëm dhe kompleksë si Bane, Mad Max apo Al Capone, Tom Hardy ka befasuar publikun me një rol krejt ndryshe ai i lexuesit të përrallave për fëmijë në programin britanik CBeebies Bedtime Stories.
Aktori pranoi se kjo ka qenë një nga sfidat më të mëdha të karrierës së tij: “Të përpiqesh t’i vësh fëmijët në gjumë është më e vështirë se çdo film aksion,” tha ai me humor. Hardy ka lexuar disa histori të njohura për fëmijë, duke u bërë një nga mysafirët më të dashur të programit, falë zërit të tij të veçantë dhe qasjes së ngrohtë.
Pavarësisht imazhit të tij të fortë në ekran, roli i lexuesit të përrallave duket se e ka afruar më shumë me publikun – veçanërisht me prindërit dhe të vegjlit që e ndjekin me kënaqësi.