Aktori legjendar Tom Hanks u pa duke kënduar dhe duke shijuar muzikën në festivalin Stagecoach, teksa mbështeste djalin e tij Chet Hanks gjatë performancës së tij me grupin Something Out West. Në një video që u bë virale, Hanks shihet mes turmës duke “vibruar” me këngën “You Better Run”, duke treguar anën e tij të thjeshtë dhe familjare.
Kënga ka një lidhje të veçantë me familjen, pasi videoklipi i saj është frymëzuar nga filmi ikonë Forrest Gump, ku Chet shfaqet në skena të ngjashme me ato të babait të tij. Madje, vetë Hanks bën edhe një paraqitje të shkurtër në video, duke e bërë këtë moment një kombinim të bukur mes muzikës, nostalgjisë dhe lidhjes baba-bir.



