Tom Cruise tregoi një gjest prekës ndaj kolegut të tij të ndjerë, Val Kilmer, gjatë paraqitjes së tij në CinemaCon në Las Vegas. Aktori ndaloi për një moment heshtjeje në skenë për të nderuar mikun dhe bashkëyllin e tij nga filmi “Top Gun”. Pas momentit, Cruise i emocionuar i tha publikut: “Faleminderit Val, të uroj udhëtim të mbarë.”
Dy aktorët mbeten të lidhur përgjithmonë si Maverick dhe Iceman, rivalët legjendarë të filmit kult të vitit 1986 dhe rikthimit të tyre në “Top Gun: Maverick” në 2022. Për shkak të problemeve shëndetësore nga kanceri në fyt, Kilmer nuk mundi të fliste në film, kështu që zëri i tij u rikrijua përmes inteligjencës artificiale. Aktori ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare pas komplikimeve nga pneumonia, dhe homazhet për të kanë ardhur nga emra të mëdhenj të Hollywood-it si Francis Ford Coppola, Cher dhe Jason Momoa.