Marina Amerikane i ka ndarë Tom Cruise-it një çmim të veçantë civil për interpretimin e tij si togeri Pete “Maverick” Mitchell në filmin Top Gun, duke e vlerësuar për promovimin e rekrutimit të pilotëve.
Çmimi për Shërbime të Shquara Publike jepet për akte heroike ose mbështetje të veçantë ndaj Marinës dhe iu dorëzua Cruise-it nga Sekretari i Marinës Amerikane, Carlos Del Toro.
Del Toro theksoi se roli i Cruise ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e rekrutimeve, duke ngjallur nostalgji te brezi i vjetër dhe duke frymëzuar të rinjtë.
Cruise, një pilot i licencuar, shprehu mirënjohjen e tij, duke nënvizuar se për të, lidershipi nënkupton shërbim dhe vlerësim për përkushtimin e pjesëtarëve të forcave të armatosura.