Timothée Chalamet u shfaq i buzëqeshur duke duartrokitur Kylie Jenner gjatë debutimit të saj surprizë në sfilatën e Victoria’s Secret. Aktori ishte ulur pranë Kris Jenner, e cila po filmonte daljen e së bijës me telefon.
Sipas Page Six, Kylie mbante “Fantasy Bra”, me diamante me vlerë rreth 50 milionë dollarë, dhe krahët karakteristikë të markës. Kjo ishte dalja e saj e parë në këtë pasarelë, ndërsa reagimi i Chalamet tërhoqi vëmendjen gjatë transmetimit.


