Episodi i parë i sezonit 36 të “The Simpsons”, i titulluar “Bart’s Birthday”, iu referua “finales” së serialit, duke i hutuar fansat.
Episodi përmban një version të animuar të ish-shkrimtarit të “Simpsons”, Conan O’Brien, i cili përshëndet një audiencë me fytyra të njohura dhe ish yje të ftuar, duke përfshirë Seth Rogen, Lady Gaga dhe Ron Howard.
O’Brien thotë se është një nder të jesh me të gjithë në finalen e “The Simpsons” dhe se Fox ka vendosur t’i japë fund serialit.
Lajmi shkaktoi panik në rrjetet sociale, me fansat që pyesnin nëse ishte vërtet fundi i serialit.
Megjithatë, më vonë rezulton se e gjitha ka qenë vetëm një shaka dhe seriali vazhdon.
Producenti Matt Selman deklaroi se synimi ishte që seriali të zgjaste përgjithmonë dhe të mos kishte një episod final.
Ai shtoi se ideja ishte të talleshin me konceptin e episodeve përfundimtare dhe se çdo episod mund të ishte edhe episodi i parë edhe i fundit i serialit.