Legjendarët e rock-ut The Rolling Stones kanë publikuar videoklipin e ri për këngën “In The Stars”, singlin kryesor nga albumi i ardhshëm “Foreign Tongues”, i cili pritet të dalë më 10 korrik. Kënga është pritur pozitivisht nga fansat falë stilit energjik dhe atmosferës klasike rock që karakterizon grupin.
Videoklipi është drejtuar nga Francois Rousselet dhe përfshin aktoren Odessa A’zion. Projekti është realizuar me teknologji moderne deepfake nga kompania Deep Voodoo, duke paraqitur anëtarët e grupit në versionet e tyre ikonike të viteve ’70 mes artistëve dhe kulturave të ndryshme muzikore. Odessa A’zion u shpreh se pjesëmarrja në këtë projekt ishte “një ëndërr e realizuar”, duke treguar se albumi “Tattoo You” ishte një nga të preferuarit e saj që në fëmijëri.
Albumi “Foreign Tongues” do të përmbajë 14 këngë dhe vjen pas suksesit global të albumit të tyre të fundit Hackney Diamonds, i cili fitoi edhe çmim Grammy.


