Gazeta The New York Times ka nisur një procedim ligjor federal kundër OpenAI dhe Microsoft, akuzuar se këto kompani përdorin paligjshëm përmbajtjen e Times për të trajnuar teknologjitë e tyre të “chatbot”.
Në padinë e depozituar në një gjykatë në Nju-Jork, The New York Times kërkon ndalimin e kësaj praktike dhe konsideron se kjo veprimtari po e rrezikon aftësinë e saj për të ofruar shërbime.
Në dokument, padia kërkon ndalimin e përdorimit të paligjshëm të përmbajtjes së gazetës nga këto dy kompani dhe kompensim për dëmet e shkaktuara. Deri më tani, as OpenAI as Microsoft nuk kanë komentuar rreth kësaj çështjeje.
