Теsla ka njoftuar tërheqjen e 218.868 automjeteve në Shtetet e Bashkuara për shkak të një problemi teknik që lidhet me kamerën e pasme. Sipas autoriteteve amerikane të sigurisë rrugore (NHTSA), imazhi i kamerës mund të shfaqet me vonesë kur automjeti futet në marshin prapa, duke rritur rrezikun e aksidenteve.
Tërheqja përfshin disa modele të Tesla Model 3, Tesla Model Y, Tesla Model S dhe Tesla Model X. Kompania ka bërë të ditur se problemi është zgjidhur përmes një përditësimi softuerik “over-the-air”, që instalohet automatikisht nga distanca, pa pasur nevojë që pronarët t’i dërgojnë automjetet në servis.


