Aplikacioni “Temu” është një aplikacion i njohur për blerje online, por ekziston edhe një version fals i tij që është shfaqur në dyqanet zyrtare “Google Play” dhe “App Store”. Aplikacioni fals ka një emër paksa të ndryshëm – Temmu ose Temuu, dhe pamja e tij dhe mënyra e pagesës janë të ndryshme nga aplikacioni real.
Ekspertët paralajmërojnë se është e nevojshme të keni kujdes kur bëni blerje online dhe të përdorni vetëm aplikacione dhe faqe zyrtare. Bankat distancohen nga përgjegjësia për rastet e mashtrimit, duke theksuar se nuk është në juridiksionin e tyre.