Ekspertët rusë të meteorologjisë kanë paralajmëruar se telefonat inteligjentë mund të mbinxehen apo edhe të shpërthejnë gjatë stuhive me vetëtima, jo për shkak të goditjes direkte nga rrufeja, por si pasojë e induksionit elektrik të krijuar nga fushat e forta elektrostatike në atmosferë.
Sipas Marina Makarova nga Qendra Hidrometeorologjike e Rusisë, retë e stuhisë krijojnë ngarkesa elektrike që mund të ndikojnë te pajisjet elektronike në tokë, duke shkaktuar mbinxehje të telefonit. “Nuk do të thotë se telefoni tërheq rrufenë, por se mund të nxehet nën ndikimin e këtyre rrymave”.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se raste të tilla janë shumë të rralla. Makarova paralajmëroi se rreziku më i madh gjatë stuhive mbetet qëndrimi në ambiente të hapura apo turma njerëzish të lagur nga shiu, pasi trupi i njeriut bëhet përcjellës më i mirë i energjisë elektrike.


