Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në Riverside kanë zbuluar dhe përshkruar 12 specie të reja insektesh. Njëra nga gjinitë është emërtuar Swiftiephylus, një kombinim i fjalës “Swiftie”, që përdoret për fansat e Taylor Swift, dhe emrit “Phylus”, i zakonshëm për këtë grup insektesh.
Katër specie morën emra të lidhur drejtpërdrejt me këngëtaren dhe krijimtarinë e saj: Swiftiephylus taylorae, Swiftiephylus amator, Swiftiephylus intrepidus dhe Swiftiephylus poetorum. Këta emra përfaqësojnë versionet latine të fjalëve “Taylor”, “Lover”, “Fearless” dhe “Poets”.
Insektet e vogla kanë ngjyrë të verdhë të zbehtë me detaje të kuqe dhe jetojnë në bimët australiane Allocasuarina. Studiuesja Sarah Schroeder, e cila është fanse e Taylor Swift, tha se përmes këtyre emërtimeve dëshironte të nderonte këngëtaren, por edhe të tërhiqte vëmendjen ndaj mijëra specieve që ende nuk janë zbuluar dhe rëndësisë së mbrojtjes së tyre.


