Në një intervistë për iHeartRadio, Selena Gomez rrëfeu se Taylor Swift dhe nëna e saj, Andrea, shpërthyen në lot kur dëgjuan për herë të parë këngën “Lose You to Love Me”, përpara publikimit të saj në vitin 2019. “Kur ua luajta këngën, të dyja nisën të qanin, pastaj fillova dhe unë. Ishte një moment shumë i ëmbël”, tha ajo.
Gomez theksoi se e vlerëson shumë mendimin e Taylor-it për projektet muzikore, pasi “është shumë e sinqertë dhe e ndershme”. Së fundmi, ajo publikoi albumin “I Said I Love You First” në bashkëpunim me të fejuarin e saj, Benny Blanco – një projekt që mori menjëherë mbështetjen publike të Taylor Swift në rrjete sociale. Të dyja këngëtaret kanë qenë mike të ngushta që nga vitet 2000.