Këngëtarja amerikane Taylor Swift dhe sportisti i njohur i NFL-it Travis Kelce janë fejuar, raporton CNN. Çifti ndau lajmin me fansat përmes postimeve të sinkronizuara në rrjetet sociale, duke shkruar me humor: “Profesoresha juaj e anglishtes dhe profesori juaj i edukatës fizike po martohen.”
Historia e tyre filloi në shtator të vitit 2023, kur Swift u pa për herë të parë në një ndeshje të Kansas City Chiefs për ta mbështetur Kelcen. Romanca nisi pas një “bylyzyku miqësie” me numrin e tij të telefonit, gjest që Kelce kishte përmendur edhe në podkastin e tij New Heights.
Pas disa muajsh takimesh private, dyshja e bëri publike lidhjen dhe tani e kanë kurorëzuar me fejesë, duke u cilësuar si një nga çiftet më të komentuar të botës së muzikës dhe sportit.