Sylvester Stallone ka tërhequr vëmendjen me pamjen e tij të re ndërsa pushonte në Itali, duke shijuar kohën e kaluar me familjen dhe miqtë. Aktori i famshëm 78-vjeçar,u pa në Nerano duke shijuar një udhëtim luksoz me jaht. Me një stil të qetë dhe elegant, i veshur me një bluzë polo të kaltër dhe pantallona të bardha, Stallone dukej në formë të mirë dhe energjik.
Ai shijoi momentet intime me gruan e tij, Jennifer Flavin, ndërsa mbajtën një qëndrim romantik dhe relaksues në jaht, duke kaluar kohë mes ujërave të kristaltë të bregdetit italian. Familja e tyre, e rrethuar nga miq të ngushtë, gëzoi një darkë në breg pas shëtitjes.