Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman paralajmëroi se superinteligjenca artificiale do të ketë një ndikim të rëndësishëm në tregun e punës dhe se njerëzit do të duhet të gjejnë mënyra të reja pune në të ardhmen. Superinteligjenca do të bëhet e disponueshme më shpejt se sa pritej e vlerësojnë disa ekspertë.
Në OpenAI, besojnë se superinteligjenca do të jetë teknologjia më me ndikim në histori dhe do të na ndihmojë të zgjidhim shumë probleme globale, por ka edhe skenarë të mundshëm negativë siç tregohen në filma si Terminator.